Rrugët, të kalueshme

11 janar 2022 | 10:53

Ministria e Infrastrukturës ka bërë me dije se pas reshjeve të borës të gjitha rrugët kanë qenë të kalueshme por në disa segmente të rrugëve komunikacioni është zhvilluar me pak vështirësi.

MI njofton po ashtu se operatorët ekonomikë, për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në aktivitetin e tyre të plotë gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe si rezultat i këtij aktiviteti sot të gjitha rrugët e Republikës  se Kosovës të cilat menaxhohen nga MMPHI-ja, janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

“Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar”, thuhet më tej në njoftimin e kësaj ministrie.

Edhe Policia e Kosovës ka kërkuar kujdes të shtuar nga të gjithë drejtuesit e automjeteve gjatë kësaj periudhe me borë dhe ngrica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinikat Covid-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet…