Studentët kërkojnë funksionalizimin e objektit të ri të Fakultetit të Bujqësisë

11 janar 2022 | 12:19

Lëvizja Studentore Studim Kritikë Veprim (SKV) ka kërkuar që të vihet në funksion objekti i ri i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Përmes një aksioni simbolik para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, kjo organizatë ka kritikuar mosfunksionalizimin e këtij objekti.

Getoar Sylaj nga kjo organizatë ka deklaruar se objekti në fjalë ka filluar të ndërtohet qysh në vitin 2013 dhe duhet që të përurohej në vitin 2016.

Sipas tij, në tenderin prej 3.5 milionë eurosh ka pasuar keqpërdorime, ngase kompania ndërtuese është regjistruar  një vit pasi filluan punimet.

“Jemi mbledhur këtu për të shprehur pakënaqësitë tona lidhur me mosfunksionalizimin e objektit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë. Objekti në fjalë ka filluar të ndërtohet në vitin 2013 dhe ende nuk ka përfunduar, me 4 korrik të atij viti është bërë nënshkrimi i kontratës sipas së cilës inaugurimi do të duhej të ndodhte në vitin 2016. Pra edhe muaj bëhen plotë nëntë vjet që ky fakultet është në ndërtim e sipër”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë, me…