Haradinaj dhe Dema bisedojnë për gjendjen në UP

05 qershor 2018 | 17:26

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të martën në takim rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, me të cilin ka biseduar rreth gjendjes në Universitetin e Prishtinës dhe arsimit të lartë në vend.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se është e rëndësisë jetike që të rritet cilësia e mësimdhënies dhe investimi në infrastrukturën e domosdoshme për zhvillim normal të punës në arsimin e lartë.

“Qeveria e Kosovës do të ofrojë përkrahjen e duhur për Rektoratin, Universitetet ekzistuese në vend dhe veçanërisht për studentët, që gjendja ne arsimin e lartë të përmirësohet dhe të shënohen rezultate konkrete në këtë fushë”, ka thënë Haradinaj, duke përmendur nevojën e reformave arsimore, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar gjendjen aktuale.

Ndërsa rektori i UPS-së, Marjan Dema, ka thënë se situata aktuale në Universitetin e Prishtinës, nuk është e kënaqshme edhe përkundër faktit se është duke u punuar me mjaft përkushtim, duke radhitur sfidat me të cilat është duke u përballuar arsimi i lartë në vend.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kontributi i Italisë për të arritur paqen në Kosovë dhe…