![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/01/qerimi-larte.jpg)
Nesër Kosova përballet me Turqinë, deklarohet përzgjedhësi Qerimi
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është kthyer në Prishtinë pas ndeshjes me Greqinë në udhëtim. Ndeshja e ardhshme e kualifikimeve për Botëror zhvillohet të mërkurën në Prishtinë.
“Dardanët” përballen me Turqinë (19:15). Për gjendjen në përfaqësuese, përzgjedhësi Bujar Qerimi ka dhënë një deklaratë për faqen zyrtare të FHK-së.
“Ndeshja me Turqinë është e rëndësishme ashtu si ndeshjet e deritashme. Do të përpiqemi të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen e së mërkurës. Për shkak të një lëndimi në ndeshjen me Greqinë, na mungon Egzon Gjuka. Shpresojmë që ai të jetë gati për ndeshjen e fundjavës ndaj Belgjikës. Ndërkohë nuk llogaris në Deniz Terziqin. Ai është i pezulluar për sjellje jokorrekte ndaj përfaqësueses dhe bashkëlojtarëve. Organet kompetente të Federatës marrin vendime tutje”, ka deklaruar Qerimi.