Ministria e Jashtme jep detaje për aksidentin e autobusit në Krushevc të Serbisë

12 janar 2022 | 11:33

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka reaguar për aksidentin e autobusit në Krushevc të Serbisë, i cili po udhëtonin transit me autobusë drejt Sllovenisë.

MPJD-ja ka njoftuar se ka pranuar informacionin përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd dhe ka komunikuar me autoritetet për ngjarjen dhe për të lënduarit , ku zyra ndërlidhëse e MPJD-së ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Në funksion të ofrimit të asistencës dhe përkujdesjes institucionale, zyrtarët tanë i kanë vizituar të lënduarit edhe në Qendrën Spitalore. Nga komunikimi me Qendrën Spitalore ku ishte ofruar ndihma e parë, si dhe nga vizitat dhe bashkëbisedimi me të lënduar, në autobus me rastin e aksidentit kanë qenë 78 udhëtarë dhe prej tyre 16 kanë pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve. MPJD-ja falënderon autoritetet në vendin e ngjarjes për asistencën dhe trajtimin mjekësorë të të lënduarve”, është thënë në komunikatën e MPJD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhjes pak më shumë se një mujore mes Triksës dhe…