Kurti: Të lënduarit e aksidentit në Serbi janë jashtë rrezikut për jetë

12 janar 2022 | 11:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se mërgimtarët nga Kosova të lënduar në aksidentin e mbrëmshëm në Serbi janë jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, të lënduarve kryeministri iu ka uruar shërim të shpejtë.

“Fatmirësisht të gjithë qytetarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë. Shpirtërisht jemi me ta derisa ata kalojnë mijëra kilometra në këto kohë të acarta të dimrit. Sakrifica, kontributi dhe mundi i tyre për të qëndruar sa më afër familjarëve në Kosovë është për tu admiruar, urojmë që udhëtimet e tyre të jenë sa më të lehta e të sigurta, ju uroj shërim të shpejt e të plotë të gjithë të lënduarve”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri ka theksuar se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka për t’i ndihmuar të prekurit nga ky aksident. “Institucionet tona janë në kontakt të vazhdueshme dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’i ndihmuar të prekurit të gjithë nga ky aksident”, është shprehur Kurti.

Mbrëmë një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) ishte aksidentuar rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi ku nëntë persona u lënduan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka reaguar…