Sonte ‘El Clasico’, Barça – Real

12 janar 2022 | 11:56

Një ndeshje tejet joshëse do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00, ku do të ndeshen Barcelona e Real Madrid.

Kjo sfidë luhet në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës dhe zhvillohet në “King Fahd Stadium” në Riad të Arabisë Saudite.

Reali llogaritet favorit i madh, gjithmonë duke e ditur formën që po kalon skuadra e Barcelonës, por përkundër kësaj gjithmonë përballja e tyre ka zgjuar kureshtje të madhe.

Tashmë të gjithë biletat janë shitur dhe stadiumi do të jetë i stërmbushur në këtë takim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot kanë dalë para gjykatës në Tiranë 34 personat e…