Policia arreston personin që ishte në kërkim

12 janar 2022 | 12:25

Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nga një informacion të pranuar inteligjent, sot rreth orës 09:15 në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime ka arrestuar një person me inicialet A.M (M/K), 25-vjeçar.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ me dënim burgimi prej tetë 8 muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim…