Haradinaj replikon me prokurorin në Speciale: E keni kapur drejtësinë, askush s’pyetet më në Kosovë

12 janar 2022 | 12:19

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj është duke e vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

Haradinaj ka deklaruar se deputetët që e kanë votuar themelimin e Gjykatës Speciale, e kanë fajin që “prokurori ta uzurpojë drejtësinë”.

“82 parlamentarë që e kanë çuar gishtin pa e ditur se çka po bëjnë, fajin e kanë deputetët e Kosovës që ta kanë mundësuar ty zotëri prokuror t’i uzurposh kompetencat edhe të Gjykatës Kushtetuese edhe të Avokatit të Popullit edhe të drejtësisë. Nuk pyetet askush më në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Prokurori më tutje ka vazhduar edhe me pyetjet rreth rastit të dëshmitarëve dhe dosjeve që kanë dalë në publik.

Haradinaj ka thënë se nuk i komenton deklarimet e dëshmitarëve të tjerë që kanë dëshmuar para trupit gjykues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armando Broja ka arritur të shënojë sërish me fanellën e…