Ismaili: LDK-ja të mos e bllokojë dialogun

05 qershor 2018 | 23:17

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka folur për dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).

Ismaili ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ia garanton Kushtetuta të drejtën për ta përfaqësuar Kosovën në dialogun me serbët.

Ai ka porositur Lidhjen Demokratike e Kosovës (LDK) të mos e bllokojë dialogun, për shkak të kundërshtimeve ndaj platformës së Qeverisë për dialogun, e cila parasheh që Thaçi ta udhëheqë dialogun me Serbinë.

“LDK e di, nga përvoja personale, që roli i Thaçit në dialog është i pazëvendësueshëm”, ka thënë Ismaili.

Sipas Ismailit, do të ishte fatkeqësi për vendin nëse partitë politike nuk arrijnë konsensus për dialogun, dhe vendit i duhet të shkojë në zgjedhje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e re populiste italiane e Giuseppe Contes morri sot…