Von Crammon: E shokuar që Beogradi i përgjoi opozitarët rusë dhe ia dërgoi Moskës

13 janar 2022 | 13:26

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Viola von Cramon është shprehur e shokuar pas lajmit se ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin ka përgjuar opozitarët rusë në Beograd dhe përgjimet ua ka dërguar shërbimit inteligjent të Rusisë.

Von Cramon ka shkruar në “Twitter” se Serbia duhet t’i mbështesë të drejtat themelore të njerëzve në territorin e saj.

“Jam e shokuar me lajmet për përgjimin e liderëve të opozitës ruse në Beograd dhe dërgimin e tyre tek shërbimi inteligjent i Rusisë. Serbia duhet t’i mbështesë të drejtat themelore dhe dinjitetin njerëzor të të gjithë njerëzve në territorin e vet”, ka shkruar Von Cramon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe rikthimi i bllok-tarifave janë vetëm…