Dukagjini largon shtatë futbollistë

13 janar 2022 | 15:20

Skuadrat e Dukagjinit ka nisur përgatitjet për sezonin pranveror dhe po mendon edhe për përforcimin e skuadrës.

Mirëpo kjo skuadër fillimisht ka vendosur të ndërprerë kontratat me disa futbollistë. Fjala është për Ermal Vitinë, Rinor Kuqin, Erblind Mulajn, Amer Dukën, Jozef Kuqin, Moriba Lamah dhe Mhill Grabanicën, raporton “Epoka e re”.

“Klubi futbollistik ‘Dukagjini’ ka ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dy anshme me këta futbollistë: Ermal Vitija, Rinor Kuqi, Erblind Mulaj, Amer Duka, Jozef Kuqi, Moriba Lamah, Mhill Grabanica. Falënderojmë secilin nga këta futbollistë që ishin pjesë e jona duke dhënë kontributin e tyre dhe njëherit duke ju dëshiruar shëndet dhe shumë suksese në vazhdim. Klubi njofton se ka huazuar futbollistin Abedin Merlaku tek klubi i Rahovecit për gjashtë muaj”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Dukagjinit. Klubi nga Klina poashtu ka njoftuar se në ditët e ardhme do të prezantohen transferet e reja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendrim Kajtazi shpall të pavlefshme diplomën e SHMLT "Anton Çeta".