Sekuestrohen 16 kartela grafike dhe tri aparate për prodhimin e kriptovalutave

13 janar 2022 | 23:38

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 13 janar, njësitet policore të Fushë-Kosovës, në bashkëpunim me ekipin e KEDS-it dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në rrugën “Fahri Fazliu” në Fushë-Kosovë, kanë gjetur dhe sekuestruar tri aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 16 kartela grafike.

“Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast, veprimet e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e Kosovës”, ka njoftuar Policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përçarja mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës pritet të sjellë…