3 339 raste aktive me Covid në Kosovë

15 janar 2022 | 08:31

Në Kosovë aktualisht janë tre mijë e 339 raste aktive me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar edhe 585 raste pozitive nga gjashtë mijë e 589 testime të bëra. Ndërkaq nuk është regjistruar asnjë vdekje nga ky virus.

Në 24 orët e kaluara janë shëruar edhe 57 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 mijë e 372, ndërsa janë dhënë tre mijë e 830 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.708.466 doza të vaksinës.

Deri më sot 794 mijë e 496 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë e janë dhënë 27 mijë e 183 doza përforcuese dhe dy mijë e 147 doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Letra e 11 Janarit 2022 e Sekretarit Amerikan…