Policia e Kosovës konfirmon se ndaloi futjen e materialit zgjedhor nga Serbia

15 janar 2022 | 12:59

Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se të premten kanë ndaluar futjen e materialit zgjedhor për referendumin serb në Kosovë.

Sipas njoftimit, më 14 janar, në kufirin Kosovë-Serbi në Merdare kanë ardhur tri automjete (një veturë dhe dy kamionë) me targa të Serbisë, në të cilat kanë qenë gjashtë persona.

Këto automjete sipas policisë, kanë bartur material që dyshohej se do të përdoret për referendumin që pritet të mbahet në Serbi më 16 janar.

“Në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, dy mjetet transportuese
(kamionët) janë dërguar tek autoritetet kompetente doganore, ndërsa pas intervistimit personat me automjetin e tyre janë kthyer mbrapa në Serbi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rikujtojmë se Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka njoftuar të premten (14 janar) në mbrëmje se në pikën kufitare Merdare, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është ndalur një zyrtar i Komisionit Republikan Zgjedhor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Tërbohet” vajza në Tiranë! Zhvishet në mes të rrugës dhe…