Sonte luhet finalja e Superkupës së Spanjës: Formacionet e mundshme për Real Madrid – Bilbao

16 janar 2022 | 13:25

Sonte luhet finalja e Superkupës së Spanjës.

Superkupa e Spanjës njeh fituesin e saj sonte, pas përballjes ndërmjet Real Madrid dhe Athletic Bilbao.

Në Arabinë Saudite, me fillim nga ora 19:30, dy skuadrat kontestojnë njëra tjetrën në këtë finale interesante.

Ancelotti do të jetë pa Dani Carvajal, krahasuar nga gjysmëfinalja ndaj Barcelonës. Mbrojtësi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Formacionet e mundshme për finalen e Superkupës së Spanjës:

Real Madrid: Courtois; Vazquez, Militao, Alaba, Mendy; Casemiro, Kroos, Modric; Rodrygo, Benzema, dhe Vinicius Jr.

Bilbao: Unai Simon; De Marcos, Inigo Martinez, Yeray, Balenziaga; Muniain, Zarraga, Dani Garcia, Berenguer, Garcia dhe Williams.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë u raportua se operatorë ekonomikë të Transportit nga Kosova…