Hapet afati kalimtar i janarit në volejboll

16 janar 2022 | 18:25

Nga data 15 janar, është hapur afati kalimtar i janarit në volejbollin e Kosovës, njofton FVK-ja. Kjo periudhë është mundësi e mirë për angazhim te ndonjë ekip i ri për vollejbollistët/et që nuk kanë qenë të angazhuar/a me ndonjë klub gjatë stinorit vjeshtor.

Afati është i hapur edhe për transferimin e volejbollistëve të huaj në dy gjinitë, përmes sistemit elektronik për transfere, ‘VIS’. Klubet kanë kohë të bëjnë lëvizje deri më datën 31 janar në orën 18:00, kur mbyllet zyrtarisht afati kalimtar, sipas rregullores së kalimit të lojtarë(e)ve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i dëshmorit, Ahmet Kaçikut, Festimi është shprehur i mllefosur…