Policia kërkon Gjergj Dedajn, ai i përgjigjet: Targat diplomatike nuk i kthej

17 janar 2022 | 08:08

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, ka thënë se lajmi që ai është në kërkim nga policia sepse nuk i ka kthyer targat diplomatike është lajm i pavërtetë.

“Këto janë lajme të picimulave. S’kam çka me fol krejt këto rreth kësaj teme janë lajme të picimualve. Nuk e di për çka e keni fjalën po janë lajme te picimulave janë shpifje”, ka thënë ai për Insajderi.

Po ashtu, Dedaj mohon të jetë në kërkim nga Policia e Kosovës për këtë vepër.

Ai tha se policia nuk e ka kërkuar që 68 vjet.

“Që 68 vite nuk me ka kërkuar mua policia. Asnjëherë. Janë shpifje të picimulave mashtruesve e hajnave”.

I pyetur nëse i ka kthyer targat, Dedaj tha se nuk i ka thyer tagat duke e arsyetuar se janë të veturës së tij personale dhe se i ka paguar vet të gjitha shpenzimet.

“Unë kam regjistrim dhe tabelat diplomatike personale private d.m.th te kerrit tem privat dhe ato nuk kthehen sepse ato i kam pagu unë edhe regjistrimin te gjitha i kom pagu personalisht nuk kam marr nga buxheti i shtetit asnjë cent”, tha ai në përgjigje.

Siç raportoi Sinjali, MPJD ka lëshuar urdhër për konfiskimin e tabelave të veturave zyrtare dhe të ID-ve diplomatike që po vazhdojnë të mbahen paautorizim nga ish-ambasadori Dedaj dhe ish-konsulli Lindon Kqira, i cili, po ashtu, e pati vlerësuar si jokushtetues vendimin e Osmanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar…