Zëvendësministri Cakolli viziton fabrikën “Agnesa Tex”

06 qershor 2018 | 14:13

Zëvendësministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Bujar Cakolli, ka vizituar fabrikën për prodhimin e veshjeve për fëmijë, femra dhe meshkuj “Agnesa Tex” në Podujevë, në të cilën janë të angazhuar rreth 80 punëtorë.

Ai ka thënë se përkrahja dhe konsolidimi i fondeve për Ndërmarrësi dhe krijimi i fondeve për përkrahje të sektorëve zhvillimor me fokus të veçantë tek bizneset prodhuese të cilat gjenerojnë edhe vende të reja të punës, janë disa nga prioritetet e
Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

“Prandaj të punojmë dhe të angazhohemi secili në fushën tonë, me tërë mundësitë në kuadër të përgjegjësive, sepse vetëm kështu ndihmohet shteti ynë”, ka thënë zëvendësministri Cakolli.

Fotografia e Bujar Cakolli

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bayram Pomak Vështrim librit “Vitin tjetër në...” të politologut…