Ura e Abazoviqit shpalos planin për qeverinë e re në Mal të Zi

18 janar 2022 | 12:29

Lëvizja qytetare URA e Malit të Zi sot ka përsëritur kërkesën për formimin e një qeverie të pakicës në këtë shtete, pa prezencën e dy partive tjera.

Ura, e cila udhëhiqet nga politikani shqiptar Dritan Abazoviq, përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook”, ka vlerësuar se një qeveri e tillë do të niste me vendosmëri integrimin në BE, do të zhbllokonte institucionet, veçanërisht në gjyqësor, do të vazhdonte luftën kundër krimit e korrupsionit, do të siguronte rimëkëmbjen ekonomike dhe zbatimin e reformave dhe do të vazhdonte rritjen e pagave për qytetarët.

“Po ashtu do të mundësonte thithjen e investimeve të reja të huaja dhe fondeve të BE-së, të cilat tashmë janë ndalur për shkak të situatës së paqëndrueshme politike”, është thënë në njoftimin e saj në “Facebook”

Propozim i URA-s vjen pas përplasjeve dhe mospajtimeve për shumëçka brenda partnerëve të koalicionit.

Kjo parti në Kuvend përfaqësohet me katër deputetë.

Lideri i këtij subjekti politik, Dritan Abazoviq, tani  është zëvendëskryeministër i Malit të Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roberta Metsola, një politikane kristiano-demokrate nga Malta, u zgjodh presidente…