Wolff: E vështirë ta pranojë humbjen, ja kur do të takohem me Hamiltonin

18 janar 2022 | 12:57

Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes, u shpreh se ka kohë që nuk e ka takuar 7 herë kampionin e botës në Formula 1, britanikun Lewis Hamilton. Ky i fundit ka ende edhe dy vite kontratë me makinën gjermane, por pas zhgënjimit në garën e fundit në Abu Dhabi, ka mbyllur çdo kontakt në rrjetet sociale dhe mund të tërhiqet nga sporti.

Gjithsesi, Wolff shpreson të rivendosë urat e komunikimit me pilotin britanik: “Do të takohemi në shkurt, por jo për të pirë tekila. Kemi pirë shumë në pistën e Yas Marina, pas zhgënjimit në garën e fundit”.

“Nuk ka rëndësi se çfarë pengese ka përpara Lewis, pasi është pista ajo që flet më së miri për punën e tij. Për atë do të jetë i vështirë të pranojë gjithçka ndodhi në pistë në garën e fundit, për sa kohë nuk dimë diferencën mes të drejtës dhe të gabuarës. Ka nevojë për kohë”, ka shtuar Wolff.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër trajnerë nga Kosova kanë qenë në Turqi, të cilët…