Islanda më paqësorja në botë, Kosova më jopaqësorja në Ballkan

06 qershor 2018 | 15:53

Instituti për Ekonomi dhe Paqe, me seli në Sidnej, ka publikuar të mërkurën Indeksin e Paqes Globale, duke radhitur 163 shtete dhe territore në bazë të nivelit të tyre të paqes.

Lista është përpiluar me matjen e gjendjes në tri fusha: siguri sociale, konflikt të brendshëm dhe ndërkombëtar dhe militarizim.

Islanda mbetet vendi më paqësor në botë, një pozicion që ka që nga viti 2008, ndërsa Siria mbetet e fundit në listë për të pestin vit me radhë.

Nga vendet e rajonit të Ballkanit, Kosova radhitet më së keqi, në vendin e 92-të, pastaj vjen Bosnja në pozitën numër 89, Maqedonia 87, Mali i Zi 58, Serbia 54 dhe Shqipëria 52. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bazë të vendimit të Senatit, sipas propozimit të njësive…