Drejtori i OBSh-së: Pandemia larg përfundimit, ka gjasa të dalin variante të reja

18 janar 2022 | 17:36

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se pandemia e koronavirusit është shumë larg përfundimit dhe paralajmëroi se variante të reja mund të hasen së shpejti.

“Duke thënë që ‘Omicron’ është i butë, gabojmë dhe dëmtojmë kundërpërgjigjen që duhet të japim, duke shkaktuar edhe vdekje. Mos u gaboni, ‘Omicron’ po shkakton shtrime në spital. Për shumë shtete, javët e ardhshme mbeten kritike për sistemet e tyre shëndetësore”, ka thënë Ghebreyesus në një konferencë për media.

Ai ka theksuar se është më e rëndësishme se kurrë që të vaksinohen të gjithë.

“Vaksinat mund të jenë më pak efektive ndaj ‘Omicron’, por përsëri bëjnë punë të jashtëzakonshme për të parandaluar vdekjet dhe shtrimet në spitale, duke shmangur mbipopullimin e spitaleve. Kjo pandemi është larg përfundimit, ka gjasa që të dalin variante të reja, prandaj gjurmimi mbetet kritik. Duhet të sigurohemi që t’i ndajmë në mënyrë të barabartë vaksinat. Mund ta mposhtim këtë virus nëse punojmë bashkë”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nedim Bajrami është kthyer në një nga emrat më të…