Tucheli paralajmëron Lukakun: Çdo lojtar duhet të vihet në shërbim të skuadrës 

18 janar 2022 | 17:41

Trajneri Thomas Tuchel ka paralajmëruar Romelu Lukakun në konferencën për shtyp.

Ai ka thënë se sulmuesi belg duhet ta kuptojë se në skuadrën e Chelseat secili lojtar duhet të vihet në shërbim të skuadrës.

“Mendoj se po bëjmë gjithçka është e mundur për ta ndihmuar, por nuk do të doja që gjithçka të reduktohej te një lojtar i vetëm, edhe pse flasim për një lojtar kyç dhe të gjithë duam të jetë vendimtar. Megjithatë, mendoj se është një gabim që e gjithë skuadra të punojë për një lojtar. Futbolli është një lojë skuadre, për mua nuk ekziston që 10 ose 11 lojtarë t’i shërbejnë njërit”, ka thënë Tuchel.

“Te Chelsea nuk funksionon kështu. Në futboll nuk funksionon kështu. Çdo lojtar duhet të vihet në shërbim të skuadrës. Ky është koncepti dhe kështu do të jetë gjithmonë”, ka shtuar Tuchel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike…