Hoxhaj tregon pse s’mori pjesë PDK-ja në seancën ku u votua rezoluta kundër referendumit serb në Kosovë

18 janar 2022 | 17:41

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës, lidhur me mbajtjen  e referendumit të Serbisë në Kosovë ka qenë i drejtë.

Ai në emisionin “Frontal” në “T7”, ka deklaruar se edhe qëndrimi i PDK-së ka qenë i drejtë dhe i qartë karshi interesave të shtetit.

Hoxhaj ka thënë se me atë qëndrim kanë mbështetur shtetin dhe  jo Qeverinë Kurti.

“Mendoj se ka qenë qëndrim i drejtë dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe natyrisht që ka qenë një përpjekje e Serbisë për ta shkelur sovranitetin dhe qëndrimi ynë si PDK ka qenë i qartë. Kemi qenë partia e parë opozitare që e kemi mbështetur. Ka qenë gjë e duhur. Ne e kemi mbështetur shtetin e Kosovës dhe jo qeverinë, por tërthorazi edhe qeverinë. Mendoj që qëndrimi ka qenë i drejtë, i duhur dhe e ka pasur mbështetjen e të gjithëve”, ka thënë Hoxhaj.

Zyrtari i PDK-së ka treguar edhe për arsyet pse PDK-ja nuk moti pjesë në seancën ku është votuar rezoluta kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

“Refuzuam meqë përpjekja ishte që të bëhej një spektakël. Natyrisht që Qeveria mori vendim . Qëndismi i PDK-së ishte i qartë. Qëndrimi i partive të tjera ishte i qarte. Nuk ishte fare e nevojshme dhe ishte çdo jashtë realiteti që të kërkohej nga Kuvendi i Kosovës që të sillet edhe një rezolutë e tillë”, ka thënë Hoxhaj, duke shtruar se Kurti ka bërë spektakël politik në rastin kur ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të miratuar rezolutën kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

“Unë kam qenë gjatë në qeveri dhe e di që shpeshherë kryeministrat kanë nevojë për një spektakël të tillë. Për shoi televiziv,. Ndoshta për të treguar edhe unitetin. Mendoj që ka qenë e panevojshme Është e nevojshme që në situata të tilla kryeministri dhe presidentja të kërkojnë një konsensus politik për tema të tilla”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus,…