Ja kur pritet të bie sërish borë në Kosovë

18 janar 2022 | 17:55

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë me dije se nesër (e mërkurë) do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas këtij instituti, të enjten, në orët e vona të natës priten reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarët e komunave kanë kundërshtuar Projektligjin për inspektimin administrativ. Ata…