“Qeveria Kurti ka pushuar politikën e jashtme”

18 janar 2022 | 18:08

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova është në periudhë të vështirë në politikën e jashtm.

Hoxhaj ka thënë se në dy vitet e fundit politika e jashtme kosovare ka pushuar.

“Në situata të tillë është e rëndësishme me e përfaqësuar interesin e vendit por mos me marrë goditje, jo referendumit por edhe ruajtje e raporteve me ShBA-të dhe me partnerët evropianë. Tash sa ka koordinim me kryeministrit dhe ministres së jashtme nuk e di. Kam përshtypjen që ky vend ka pushuar që ta ketë një politikë të jashtme në dy vitet e fundit” , ka thënë ai.

Më tutje Hoxhaj ka thënë se opozita duhet që ta ndihmojë qeverinë në politikën e jashtme, pasi sipas tij ngecja në këtë fushë është në dëm të shtetit.

“Në një situatë të tillë unë mendoj që edhe opozita do të duhej që ta ndihmojë qeverinë se mos suksesi në politikë të jashtme, në fund të ditës ka të bëjë me shtetin. S’ka të bëjë me performancën apo jo. Ne mund ta kritikojmë z.Kurtin në Kuvend, qeverinë e tij, mund ta shpërfaqim para qytetarëve që është e paaftë, por në fund të ditës kjo do t’i kushtojë Kosovës”, ka thënë Hoxhaj në emisionin “Frontal” në “T7”.

Ai është deklaruar edhe rreth njohjeve që janë përmendur nga Behgjet Pacolli.

Hoxhaj ka konfirmuar se ka dëgjuar se dy shtete janë të gatshme që ta njohin Kosovën.

“Kam dëgjuar që dy vende kanë qenë të gatshme që të lëvizin. S’kam folur me z. Pacollin për një gjë të tillë. Mendoj se kushdo që i sjell njohjet do të duhej që të kontaktohej. Mendoj që ka hapësirë edhe më tutje për të lobuar për njohje”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Agron Bajrami ka nisur punën si ambasadori i Kosovës…