Parashikimi i motit për ditën e sotme

19 janar 2022 | 08:09

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, teksa të enjten priten reshje shiu dhe bore.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Të enjten, në orët e vona të natës priten reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 678 raste aktive…