Kryetari i Vushtrrisë merr dozën e tretë të vaksinës kundër Covidit

19 janar 2022 | 11:48

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka bërë me dije se sot e ka marrë dozën e tretë të vaksinës.

Kryetari Idrizi apeloi edhe një herë që të respektohen masat e IKShPK-së dhe të mos neglizhohet procesi i vaksinimit, raporton “Epoka e re”.

“Bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë Nexhmedin Rashica, vizituam qendrën e vaksinimit në Vushtrri. I përgëzova për punën që po bëjnë të gjithë ekipin e vaksinimit, dhe njëherit mora dozën e tretë të vaksinës. I ftoj të gjithë qytetarët që të respektojnë masat në fuqi të vëna nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë, si dhe të mos neglizhohet procesi i vaksinimit pasi që është mundësia e vetme për të luftuar virusin Covid-19”, ka shkruar Idrizi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministren e…