Newcastle ofron 40 milionë euro për yllin e Realit

19 janar 2022 | 11:51

Skuadra e Newcastle Unitedit është e interesuar për transferimin e Eden Hazardit nga Real Madridi. Mediumi “El Nacional” raporton se klubi anglez i ofron 40 milionë euro për futbollistin belg. Por, Reali duket se e ka refuzuar këtë ofertë.

“Los Blancos” e kishte blerë lojtarin për 115 milionë euro nga Chelsea dhe nuk dëshiron të humbasë aq shumë para.

“Mbretërit e Spanjës” do ta shisnin 31-vjeçarin vetëm për një ofertë prej më shumë se 50 milionë eurosh. Gjithashtu, duket se edhe përfaqësuesi belg nuk është i interesuar për t’iu bashkuar ekipit bardhezi. Më shumë ai do ta pëlqente rikthimin në Chelsea, ku e kishte arritur kulmin e karrierës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi nëpërmjet një postimi…