Për herë të parë në QKUK kryhet operacioni i largimit të tumorit të hipofizës

19 janar 2022 | 13:44

Në kuadër të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, falë angazhimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe menaxhmentit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në Klinikën e Neurokirugjisë në QKUK, për herë të parë është kryer operacioni i largimit të tumorit të hipofizës (gjëndra hormonale në tru), nëpërmjet rrugës nazale me qasje transfenoidale.

“Ekipi profesional i neurokirurgëve udhëhiqej nga prof. Mentrol Petrela, i shoqëruar edhe nga neurokirurgët nga Kosova. Operimi përfundoi me sukses, pacientja aktualisht është në gjendje stabile shëndetësore”.

“Ky sukses është arritur falë bashkëpunimit institucional ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e cili do të zgjerohet edhe më tutje”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar…