![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/12/ferat-shala-850x638-1.jpg)
Shtrenjtimi i rrymës, PDK-ja kërkon nga Qeveria të kthehet në pikën zero raporti i ZRRE-së
Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, për menaxhimin e krizës energjetike në vend.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se Qeveria duhet ta kthejë në pikën zero raportin e ZRRE-së, për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike.
“Si grup parlamentar i PDK-së, kërkojmë nga qeveria ta kthejë në pikën zero raportin e ZRRE-së. Në emër të PDK-së, ngritëm shqetësimin për situatën e jashtëzakonshme, emergjente, lidhur me situatën energjetike në vend dhe keqmenaxhimin e saj nga qeveria aktuale. PDK-ja me shqetësim po e përcjell situatën, ne jemi të vetëdijshëm për krizën energjetike, kemi ngritur zërin brenda dhe jashtë Kuvendit me kohë. Kjo ngritje e energjisë do të kontribuoj edhe në rritjen e inflacionit ashtu të lartë në këtë moment dhe ky zinxhirit të çmimeve. Edhe këtë vit Qeveria nuk parasheh rritjen e pagave për shërbyesit civil. Nuk është paraparë edhe ngritja e pagës minimale. Në këtë gjendje të rëndë, raporti i ZRRE-së është pasqyra më reale e qeverisë aktuale”, ka thënë Shala.