Çmimi i rrymës, Tahiri: Kjo çon Kosovën dhe qytetarët në bankrot total, a jeni në mend?

20 janar 2022 | 11:04

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, sërish ka paralajmëruar protesta nëse nuk ndalet vendimi për propozimin e shtrenjtimit të rrymës.

Në seancën e sotme plenare, ai tha se kriza energjetike ka rrezik të çojë Kosovën, Qeverinë dhe qytetarët në bankrot total.

“Kuvendi po e nis sesionin pranveror me një situatë dhe krizë energjetike e cila ka rrezik ta sjell vendin, qeverinë dhe qytetarët në bankrot total. Kryetarja e grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila e bëri një analizë të shteteve të rajonit që mund të them me pasaktësi të shumta. Maqedonia e ka rritur veç për 9 për qind çmimin, Shqipëria shumë herët ka nisur të diskutojë për krizën energjetike, Kosova paguan 21 euro për 1 orë KW, 1 euro më shumë paguan Anglia dhe paguan më shumë Italia. A je në mend çka jeni tu fol, a jeni në mend?”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, për…