Kusari-Lila: LV-ja në opozitë ka pasur të drejtë, edhe kur më ka kundërshtuar mua

20 janar 2022 | 11:37

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur para deputetëve në Kuvend.

Në seancën e cila po zhvillohet në lidhje me situatën e energjisë elektrike në vend, Kusari-Lila është shfajësuar për përgjegjësinë që ajo ka pasur si ministre vite më parë, me rolin në privatizimin e distribucionit të energjisë elektrike.

Kusari-Lila ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur të drejtë gjatë kohës sa ka qenë në opozitë, edhe kur e ka kundërshtuar vetë atë si ministre e zëvendëskryeministre.

“Unë jam duke i bartur pasojat e asaj të cilës ju vazhdimisht po i referoheni. Megjithatë unë prapë po deklaroj, publikisht, me përgjegjësi intelektuale, morale e njerëzore, qe po e them: kanë pasur të drejtë Lëvizja Vetëvendosje edhe kur kemi qenë në anë të kundërta. Kanë pasur të drejtë. Edhe mua kur më kanë refuzuar. Edhe mua kur më kanë kundërshtuar. Të paktën këtë mund t’ua them”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben…