Unitedi jashtë garës për Haalandin
21 janar 2022
| 21:53
Klubi Manchester United është jashtë garës për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmund-it, Erling Haaland, sipas ESPN.
Djajtë e Kuq thuhet se po i eksplorojnë alternativat në fazën e sulmit, pasi që duan të përforcohen në të gjitha repartet për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, ata janë njoftuar se përfaqësuesi i Norvegjisë po e preferon kalimin te gjiganti i La Ligës, Real Madridi.
Haalandi është përfolur shumë kohëve të fundit për destinacionin e tij, ndonëse spekulimet gjithnjë e më shumë e kanë çuar drejt “Santiago Bernabeut”.