Daut Haradinaj, Kurtit: Kam pritur që në janar e hapni kufirin me Shqipëri, ju po e mbyllni

22 janar 2022 | 22:41

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas masave të fundit të qeverisë, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, që nuk ua lejojnë qytetarëve të huaj të hyjnë në Kosovë pa test negativ.

Ai e ka quajtur skandaloz vendimin dhe ka thënë se kufijtë nuk hiqen me zgërdhirje e as me filozofi.

“Personalisht kam pritur që kontrollat në kufi me shtetin amë do të hiqen tërësisht nga ky janar e në asnjë mënyrë vështirësime e mbyllje”, ka shkruar Daut Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

E pashë vendimin per mbylljen e kufirit me Shqipëri me kushtin e kalimit me 3 vaksina. Skandaloze!
Personalisht kam pritur që kontrollat në kufi me shtetin amë do të hiqen tërësisht nga ky janar e në asnjë mënyrë vështirësime e mbyllje, proklamuat që na “hoqet” kufirin para pak muajsh. Çka tash?
Imagjinojeni nëse vendet tjera na e vendosin kusht vaksinën e tretë!
E me Maqedoninë e Veriut cfarë patët? Maqedonët nuk është që na vizitojnë edhe aq shpesh! Nga Maqedonia janë motrat dhe vëllezërit tanë që jetojnë dhe punojnë në të dy shtetet.
Kufinjtë nuk hiqen me “zgërdhirje” e as me filozofi!
Trajtoni shqiptarët në të dy anët me dinjitet, mjaftë me vendime naive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia e Veriut të shtunën ka regjistruar 21 viktima me…