Inzaghi i kënaqur me tri pikët ndaj Venezias: Duam të shkojmë larg

23 janar 2022 | 09:03

Interi ka arritur të marrë një fitore me rikthim ndaj Venezias në shtëpi 2-1.

Mysafirët kishin kaluar të parët në epërsi në pjesën e parë, por Neroazzurët barazuan me Nicolo Barellan dhe shënuan një gol në minutat shtesë me Edin Dzekon për t’i marrë tri pikët e radhës.

Me këto tri pikë, Inter vazhdon kryesimin i vetëm në Serie A, teksa trajneri i Interit, Simone Inzaghi është ankuar për fushën e San Siros.

“Skuadra besoi deri në fund. Djemtë u treguan të zotë, nëse marrim në konsideratë dy ndeshjet që kanë shkuar në shtesë, pa harruar sfidën e Bergamos, problem tani është fusha e San Siros, ku nuk mund të luash më”, tha Inzaghi.

Ai është i kënaqur me ekipin e tij, skuadër që ka fituar nëntë nga 10 ndeshjet e fundit në kampionat.

“Po kjo fitore është një sinjal për kundërshtarët. Kemi fituar nëntë nga 10 ndeshjet e fundit, fituam Superkupën dhe u kualifikuam në Ligën e Kampionëve. Duam që të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur”.

“E dimë që është e vështirë, por duam që të shkojmë larg. Tani të gëzojmë këtë fitore dhe 3-4 ditët e pushimit, pastaj të vazhdojmë përpara me të njëjtin impenjim”, tha Inzaghi.

Pas 22 ndeshjeve në Serie A, Inter ka 53 pikë të grumbulluara, pesë më shumë se rivali i tyre më i afërt Milani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FRANÇOIS MAURIAC Ligjërata e nobelistit të letërsisë, 10 dhjetor 1952…