Ky qen u shpëtua me dron, u josh me salsiçe

23 janar 2022 | 09:48

Vullnetarët kanë shpëtuar një qen të arratisur, i rrezikuar nga balta e madhe, duke e joshur në siguri me salsiçe të sapo gatuara të lidhura me një dron.

Millie, një qen shpëtimi u zhduk të enjten, derisa ishte për një shëtitje në Hampshire në jug të Anglisë.

E paralajmëruar nga pronari i saj i shqetësuar, organizata vullnetare “Denmead Drone Search and Rescue” ngriti një dron për të gjurmuar Millien.

Pasi mbuloi një distancë të madhe, qeni u bllokua në një hapësirë me baltë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Rojat bregdetare, shërbimet zjarrfikëse dhe policia u përpoqën gjithashtu ta kapnin atë, por për shkak se ishte shumë i trembur, përpjekjet për t’u afruar me të rrezikuan ta shtynin edhe më shumë.

Më pas, ata e lidhën një salsiçe me një dron dhe në këtë formë qeni u shpëtua.

https://edition.cnn.com/videos/world/2022/01/22/england-dog-sausage-drone-rescued-orig-jc.cnn?fbclid=IwAR3eW_IRnZXMfnSdWWhJ9ZqdXa3p0JD2zUnd_cHFOqZQ6liBn7upmp7DvTw

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e komunës së Prishtinës vazhdojnë të përballen me problemin…