Pensionohet ish-sulmuesi i Shqipërisë dhe Kosovës, Besart Berisha

27 janar 2022 | 13:51

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Përfaqësues së Kosovës, Besart Berisha i ka dhënë fund karrierës së suksesshme.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-sulmuesi i Prishtinës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Berisha i ka falënderuar të gjitha klubet të cilat i përfaqësoi, por edhe tifozët për mbështetjen.

“Të dashur tifozë, tash ka ardhur koha: Unë do ta mbyll këtu karrierën si futbollist. Ka qenë një periudhë e jashtëzakonshme, të cilën nuk do ta harroj kurrë. Më kujtohet kur e fillova karrierën dhe gjithmonë e kisha buzëqeshjen në fytyrën time. Sot po buzëqesh përsëri, duke i menduar të gjitha kujtimet e bukura që i kam pasur në këtë lojë. Në momentin kur nisa të luaj futboll, gjithmonë kam ëndërruar të bëhem futbollist profesionist. Dua ta falënderoj Zotin që ma mundësoi ta bëj ëndrrën realitet. Dua ta falënderoj familjen për mbështetjen dhe që ka qenë gjithmonë pranë meje. Dua t’i falënderoj edhe të gjitha klubet ku kam luajtur. Ju e bëtë këtë periudhë të jashtëzakonshme për mua. Mezi pres për sfidat e reja që me presin në të ardhmen e afërt. Do të mbetem gjithmonë i lidhur me futbollin. 1000 herë faleminderit për kohën që e kaluam së bashku. Do t’ju mbaj gjithmonë në zemër për këtë ndeshje të bukur”, ka shkruar ish-përfaqësuesi i Shqipërisë dhe i Kosovës.

Ai e nisi karrierën në Gjermani, ndërsa kishte eksperienca të tjera edhe në Australi dhe në Japoni.

Ai ka hyrë në histori të futbollit australian si golashënuesi më i mirë atje. Gjatë karrierës, Berisha ka luajtur në liga të forta si ajo gjermane dhe angleze.

Ai i ka përfaqësuar ekipet si Tennis Borussia Berin, Hamburg, Aalborg, Horsens, Burnley, Rosenborg, Arminia Bielefeld, Brisbane Roar, Melbourne Victory, Sanfrecce Hiroshima, Western United dhe së fundmi FC Prishtina.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Besart Berisha (@besartberisha08)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenistja australiane Ashleigh Barty dhe ajo amerikane Danielle Collins janë…