​Rama: Jemi në proces të përzgjedhjes së drejtorëve dhe nënkryetarit nga radhët e PDK-së

27 janar 2022 | 15:00

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë të enjten se janë në proces të përzgjedhjes së drejtorëve dhe nënkryetarit që do të vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Kështu ka deklaruar Rama me rastin e vizitës së shtëpisë-shkollë të familjes Hertica.

Sa i përket shtëpisë – shkollë të Herticëve, Rama ka thënë se Komuna e Prishtinës ka një projekt për parandalimin e shkatërrimit të saj.

“Këtë monument me vlerë historike, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka shpallur muze me emrin ‘Muzeu shtëpi-shkollë’. Pas shumë procedurave të tenderimit, projekti ideor është përzgjedhur tash, dhe është finalizuar nga Komuna e Prishtinës, tash jemi duke vazhduar procedurat të mëtejme të projektit të përzgjedhur në mënyrë që sa më parë ky objekt muze të fillojë punën dhe t’i mirëpres vizitorët… I kemi edhe si pjesë të buxhetit dhe të plan programit që këto duhet të fuqizohen që ta parandalojmë edhe shkatërrimit të tyre, sepse më shumë kohë që merr për funksionalizmin për muze teatër aq më keq. Pra ne duhet ta përshpejtojmë procedurën dhe me këtë jemi duke u marrë”, ka thënë Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja, së fundmi shprehu…