Rama i përgjigjet Erdoganit për gylenistët: S’kemi të dhëna që përbëjnë rrezik për Shqipërinë

28 janar 2022 | 00:27

Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur kërkesës së Presidentit turk Erdogan gjatë vizitës që ishte në Tiranë, u shpreh mbrëmjen e sotme se mbështetësit e Gulenit nuk përbëjnë rrezik për Shqipërinë.

“Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe prandaj duhen dëgjuar sikur thuhen dhe fjalia është shumë e qartë “parakusht vëllazërie” është t’i thuash mikut të vërtetën sado e hidhur të jetë ajo. Dmth, lidhet me thënien e një të vërtetë, si parakusht vëllazërie, jo parakusht vëllazëri cështja, por të themi të vërtetën mbi çështjen.

Duhet të bëni diçka, ai e ka thënë dhe thotë vazhdimisht, ne e dëgjojmë me shumë respekt dhe nuk kemi ndenjur me duart lidhur. Kemi pasur raste personash problematikë në raport me shtetin shqiptar, dokumentacionin për të qëndruar dhe kemi vepruar.

Koncepti, qasja në fjalë do të thotë se kjo është një organizatë që atë që bëri atje mund ta bëjë këtu, por ne nuk kemi pasur të dhëna që po organizohet një gjë e tillë. Por elementë që nuk paraqiten në rregull në kontekstin e legjislacionit dhe në raport me qëndrimin në Shqipëri patjetër që janë problem” tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkuan deri në 800 franga për një certifikatë false për…