AAK-ja nuk merr pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

28 janar 2022 | 13:22

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se nuk është pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“Ne kuptojmë shqetësimin e secilit për këtë çështje, njëherësh prapë i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet nga shtrenjtimi i rrymës”.

“Gjithashtu, ne respektojmë vullnetin e secilit për pjesëmarrje në këtë protestë dhe apelojmë që të respektohen masat anticovid”, ka njoftuar AAK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luan Rama Kjo fotografi e fotografit francez Georges Merillon, që…