Apeli i Haradinajt: Mos ta dëmtojmë Kosovën në fazën finale

28 janar 2022 | 14:00

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga i gjithë spektri institucionalë dhe politikë që të mos e dëmtojnë vendin për siç ka thënë ai në “fazën finale”.

Ai ka thënë se askush nuk duhet ta harrojë se Kosova ka Kushtetutën dhe kufijtë e vet.

“Apeloj te të gjithë që të mos e dëmtojnë Kosovën në këtë fazë finale. Pse po hapni dilema se çka duhet të pranojë Kosova? Mos harroni kurrë se Republika e Kosovës e ka Kushtetutën dhe kufijtë e vet. Çdo opsion i shpërfaqur që nuk e përfillë Kushtetutën dhe kufijtë, e dëmton rëndë Kosovën. Mos e bëni!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka ftuar qytetarët e Kosovës…