Rooney refuzon ofertën e Evertonit  

28 janar 2022 | 16:14

Wayne Rooney ka konfirmuar refuzimin që i ka bërë ish-ekipit të tij, Evertonit.

Trajneri i ri anglez, Rooney është njëri nga kandidatët për të zënë vendin e Rafael Benitezit të shkarkuar.

Megjithatë, legjenda angleze ka konfirmuar se ai ka refuzuar punën e trajnerit te Evertoni.

“Everton iu afrua agjentit tim dhe më kërkoi të intervistohesha për këtë punë. E refuzova”, ka thënë fillimisht Rooney.

“Besoj se do të jem menaxher i Ligës Premier dhe jam gati për këtë 100 për qind”. “Por, unë kam një punë në Derby, e cila është e rëndësishme për mua”, përfundoi anglezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 13-të në Superligën…