KOK-u kategorizon sportet, xhudoja e para por futbolli bie në të gjashtin

28 janar 2022 | 16:30

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar listën për kategorizim të sporteve, ku më së shumti pikë i ka dhënë federatës së xhudos, ndërkaq befason ajo e futbollit që tashmë ndodhet e gjashta.

Zëdhënësi i KOK-ut, Kushtrim Krasniqi, ka thënë që zbritja e kësaj federate në radhitje ka ardhur si pasojë e mungesës së dëshmive që komisioni i ka kërkuar dhe që ata nuk i kanë dorëzuar.

“Pikët vlerësohen në bazë të rregullores  edhe futbolli në vitet tjera ka pasur më shumë pikë, por këtë herë nuk ka sjellë dëshmi të cilat i ka kërkuar komisioni, në këtë rast i janë hequr dy pikë nga mungesa e planit strategjik që nuk e kanë dëshmuar”, ka thënë Krasniqi për Klankosova.tv.

Ndërkaq, pas suksesit ndërkombëtar në xhudo, ku Kosova u stolis me dy medalje të arta olimpike, pa dyshim që xhudoja u rendit e para me 83.85 pikë.

Në bazë të kategorizimit dhe pikëve, ministria përkatëse i subvencionon këto federata, andaj ajo e futbollit pritet të marrë më pak financim këtë herë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Rafi Halili nga…