‘Oj Kosovo, Kosovo’, Gjokoviç këndon këngë antishqiptare në Budva

28 janar 2022 | 17:28

Me ftesë të kryetarit të bashkisë së Budvas, tenisti serb, Novak Gjokoviç, po qëndron në Mal të Zi ku pritet të marrë titullin “Qytetar Nderi” i këtij qyteti.

Për mirëseardhjen e tij u organizua një darkë ku mes të tjerash janë kënduar këngë nacionaliste serbe.

“Oj Kosovo, Kosovo”, titullohet kënga antishqiptare më të cilën Gjokoviç është harbuar me miqtë e tij.

Në video shihet tenisti serb duke valëvitur një facoletë në ndjekje të ritmit të këngës, shkruan indeksonline.

 

Serbi Novak Gjokoviç është një ultranacionalist i shpallur. Ditë më parë, ai u vu në qendër të mediave botërore pasi tentoi të mashtrojë autoritet australiane mbi vaksinën anti-COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greqia bëri të ditur se rastet e reja të konfirmuara…