Kukës s’i mjafton vendi i parë, kërkon më shumë pikë për xhudon në kategorizim

28 janar 2022 | 19:11

Trajneri më i mirë në botë i xhudos, Driton Kuka duket se nuk është kënaqur shumë nga vlerësimi që e ka bërë sot Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në kategorizimin e sporteve në Kosovë, xhudo e ka zënë vendin e parë në Kategorinë A me 83.35 pikë.

Pavarësisht se atij i ka pëlqyer vendi i parë në këtë kategorizim, ai e ka shtuar një “por…” pas tij, duke pasur kritika për KOK-un.

“Xhudo Sporti nr 1 në Kosovë! Por … Me pikët e grumbulluara sivjet xhudo më pak pikë  se vitin e kaluar! Po edhe keni të  drejtë se dy medalje të Arta Olimpike s’mjaftojnë m’u rrit numri i pikëve! Kritere të stërvjetëruara të Kategorizimit, e xhudos keni pas drejtë me ja ul pikët!”, ka shkruar trajneri pejan në një postim në “Facebook”. Në fakt, Bordi i KOK-ut i ka ka rekomanduar Ministrisë së Sportit 100 pikë për xhudon në kategorizim

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë kësaj fundjave mbi vendin tonë do të mbajë mot…