TELEKOMI ME SHËRBIME NË HYRJET BANESORE NË PRISHTINË

28 janar 2022 | 21:46

Telekomi i Kosovës shpreh besimin e plotë se me rimëkëmbjen që ka filluar dhe që duhet të ndodhë, konsumatorët këtë vit do t’i shohin efektet e para në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve tona.

Të shërbesh qytetarët sa më shpejtë, sa më mirë, dhe të lehtësosh jetën e tyre me shërbime cilësore, është obligim i të gjitha ndërmarrjeve publike.

Në mes të Telekomit të Kosovës dhe NP Banesore të Prishtinës, është lidhur marrëveshje për sistemimin e kabllove të Telekomit në hapësirat e përbashkëta të mirëmbajtura nga NP Banesore e Prishtinës. Ky është vetëm hapi i parë në shumë projekte të përbashkëta me ndërmarrjet publike, në të mirën e publikut.

Nga kjo kontratë me NP Banesore të Prishtinës, Telekomit të Kosovës i jepet mundësia që varësisht nga mundësitë e veta financiare, të shtrijë rrjetin e vet telekomunikues për të ofruar shërbime brezgjerë përmes mediumit optik, si: internet, përmbajtje televizive, etj.

Telekomi i Kosovës, si pronë e publikut, do të jetë maksimalisht në shërbim të qytetarëve, përmes ngritjes së vazhdueshme të cilësisë së shërbimeve të veta.

Kontratat për të mirën e ndërmarrjes e të publikut, jo për llogari të zhvatësve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Themeluesi i Kolegjit “Pjetër Budi” z. Besim Ajeti dhe Prorektorja…