Agim Veliu: Abdixhiku po shkatërron degën e LDK-së në Podujevë

29 janar 2022 | 11:58

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka bërë me dije se kryetari Lumir Abdixhiku me misionarët anti-LDK paskan thirrur kuvend të jashtëzakonshëm të degës së kësaj partie në Podujevë.

“Ata që vitin e kaluar i dhanë goditjen e parë degës së LDK-së në Podujevë, duke e zhveshur nga kompetenca kryetarin dhe kryesinë e degës, po vazhdojnë misionin e tyre të shkatërrimit të degës”, ka shkruar Veliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Veliu ka theksuar se të njëjtit, në krye me kryetarin e partisë Lumir Abdixhiku, sërish duke shkelur mbi statutin e LDK-së “qenkan mobilizuar gjatë natës dhe në mënyrë klandestine paskan thirrur një Kuvend të jashtëzakonshëm të degës në Podujevë”, ka thënë ai.

Veliu ka bërë me dije se nuk do të merr pjesë në një farsë të tillë, ku do të tentohet të kontrabandohet një kryetar i ri, që nuk është as pjesë e strukturave të kësaj dege.

Edhe pse Abdixhiku e ka shkarkuar nga posti i kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë, Veliu e konsideron vetën kryetar legjitim të kësaj dege.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur veprimtarë, anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Ata që vitin e kaluar i dhanë goditjen e parë degës së LDK-së në Podujevë, duke e zhveshur nga kompetenca kryetarin dhe kryesinë e degës, po vazhdojnë misionin e tyre të shkatërrimit të degës.
Të njëjtit, në krye me kryetarin e partisë Lumir Abdixhiku, sërish duke shkelur mbi statutin e LDK-së, qenkan mobilizuar gjatë natës dhe në mënyrë klandestine paskan thirrur një Kuvend të jashtëzakonshëm të degës në Podujevë.
Duke qenë se kuvendi i sotëm është kundërstatutar dhe i paligjshëm, të dashur veprimtarë dhe anëtarë të LDK-së, ju njoftoj se nuk do të marr pjesë në një farsë të tillë, ku do të tentohet të kontrabandohet një kryetar i ri, që nuk është as pjesë e strukturave të degës sonë.
Kjo që po bën Abdixhiku, me misionarët anti LDK të mbledhur rreth vetes, nuk është asgjë tjetër veçse një proces i shkatërrimit të degës në Podujevë, bastionit të fundit të LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Astrit Gashi Arba Kokallari (M) është anëtare e Komisionit…