Shqiptari nga Kosova ikën nga burgu në Austri, pas pesë javësh e zë policia

30 janar 2022 | 12:28

Një 42-vjeçar nga Kosova, i cili mësohet se ka kryer një sërë vjedhjesh, me 16 dhjetor ka arritur të arratiset nga burgu para seancës kryesore në gjykatën rajonale në Wels, por, pas më shumë se pesë javësh, me datën 25 janar ai është arrestuar sërish nga policia austriake.

“Ai u gjet dhe u arrestua në një lagje në Haid”, ka njoftuar policia të shtunën, përcjell “albinfo.at”.

Kosovari ndodhet në paraburgim për shumë krime, të cilat dyshohen se janë kryer midis muajve prill dhe korrik të vitit 2021, kryesisht në rrethin Vöckabruck. Në njëmbëdhjetë vjedhjet e dyshuara, 42-vjeçari akuzohet se ka vjedhur para dhe bizhuteri me vlerë.

Po ashtu ai dyshohet se vodhi edhe çanta dore, parfume dhe laptopë. Në një ndërtesë banimi ai hapi një kasafortë në muri. Vetëm një pjesë e mallit të vjedhur  është siguruar dhe iu është kthyer pronarëve, shkruan “nachrichten.at”.

Rastet delikte të tij nuk përfundojnë vetëm me vjedhje. Siç ka raportuar policia, ai mund të ketë qenë edhe mashtrues. Për të është thënë se i ka marr shuma të mëdha parash nga bashkatdhetarët duke i mashtruar si pronarë firme dhe duke ndërmjetësuar kinse në hapjen e bizneseve të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë me dije…